Sjell “bishën” 300 mijë euroshe në Durrës, Noizyt i del problem në doganën portit

Para 5 ditësh reperi Noizy zbuloi me anë të një videoje në Instagram blerjen e tij më të re, një Ferrari të kuq, i treti brenda vitit të cilin e quajti “December”.
Por, vetëm sot reperi ka zbarkuar në portin e Durrësit me “bishën” e tij 300-mijë euroshe, ku qytetarët e pranishëm nuk kanë ngurruar t’i bëjnë foto dhe video, fundja nuk shihen shpesh Ferrari-t në rrugë.

Qytetari që ka dërguar fotot dhe videot e këngëtarit për JOQ.al shkruan:

Sapo mbërriti Noizy me Ferrarin e ri në portin e Durrësit. S’ka 20 min që erdhi dhe po pret shdoganimin. Erdhi nga Italia, por Ferrari është me targa gjermane kështu që normalisht e ka blerë në Gjermani.”
Epo, me sa duket nuk do e ketë shumë të lehtë me doganierët, por me siguri do ja dalë.

Reperi njihet për shpenzimet e tij të luksit, megjithatë shpesh ka treguar që di të jetë edhe humanitar.

Video Player