Pamje të frikshme, stuhia e erës përplas njerëzit në rrugë

Holanda është mbërthyer këto ditë nga një stuhi e fuqishme duke shkaktuar kaos në shumë qytete të saj.
Mësohet se si pasojë e kësaj situate shërbimi hekurudhor është jashtë funksionit, madje edhe aeroporti i Amsterdamit ka pezulluar të gjitha fluturimet.
Gjithashtu zyrtarët u kanë bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë nëpër shtëpi dhe të mos dalin nga banesat e tyre.

Në videon e postuar më poshtë shfaqen pamjet ku shihen njerëzit që merren nga era dhe rrëzohen në rrugë.
Instituti i Meterologjisë Holandeze ka lëshuar një kod të kuq, paralajmërimi më i ashpër i motit, për pjesën më të mëdha të vendit të enjten dhe tha se fuqia e erës arriti në 140 km/orë.